Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi sot një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u prit nga zëvendës Presidenti Kirill Gevorgian.
Rama ka falenderuar autoritetet e Gjykatës së Hagës për pritje.
Kryeministri foli edhe për çështjen e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë:
“Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim.”
Në fund të takimit, Kryeministri Rama vizitoi edhe ambientet e Gjykatës dhe u njoh me një historik të shkurtër të institucionit./albeu.com