Rama nga Budapesti: Hungaria mbështetëse e palëkundur për integrimin e vendit

Kryeministri Edi Rama ka treguar se ditën e sotme është në një takim pune me homologun e tij Hungarez Viktor Orbán.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se ky takim është në kuadër të bashkëpunimit në ekonomi, arsim, shëndetësi por edhe për çeljen e negociatave.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë Hunharia gjithmonë ka qenë një mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë në BE.

“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.”- shkruan Rama.

Shtuar 7.06.2021 01:06