Rama: Negociatat me BE nuk janë ndalur, s’ka mërgatë qyqesh që mund t’ia ndalë kohën Shqipërisë

Këtë të shtunë, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama, sulmoi ede opozitën, duke thënë se negociatat me BE-në nuk kanë të ndalur.

Sipas Ramës, Raporti i KE për Shqipërinë është i shkëlqyer dhe se nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal këtë rrugëtim.

“Kjo e farsës ka nevojë të thuhet: e vërteta e thjeshtë është që negociatat me BE-në nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. T’u thuhet që raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. T’u thuhet shqiptarëve që ne negociatat me BE-në do t’i mbyllim brenda mandatit tonë.

S’ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces, s’ka mërgatë qyqesh në Bruksel që na ndal. Ata që i grabitën Shqipërisë kohën ta vazhdojnë të grabisin, ndërkohë që janë qindra njerëz në administratë që punojnë për çdo kapitull të negociatave”, tha ai.


Shtuar 21.03.2026 13:15