Rama në SHBA, sot merr pjesë në Këshillin e Sigurimit

Kryeministri Rama, që prej ditës së djeshme, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot ai do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

Ndërsa nesër, 15 shkurt, në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.

Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kreu i qeverisë do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Agjenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA:

14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit

15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

16 shkurt: Takime./albeu.com


Shtuar 14.02.2022 09:16