Në Madrid është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjoze spanjolle ENAGAS, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit.
Rama shkruan në Facebook, duke thënë se “Po tërheqim çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Europë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin”.
“Është shumë e mirë për ne dhe besoj se do jetë shumë e mirë edhe për ENAGAS. Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë për tranzicionin ekologjik. Është kënaqësi të them që jemi me energji 100% të ripërtëritshme në Shqipëri. Vjen me dhimbje koke sepse 100% me energji të ripërtëritshme por nuk jemi të diversifikuar deri tani në burimet tona të ripërtëritshme.
Varemi nga ai lart, humori i tij, nëse nuk do të qajë është vërtet e vështirë, por tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimit të parkut të parë diellor, i pari në rajon. Po punojmë që të bëjmë diçka edhe me erën”, tha Rama./albeu.com