Rama në Lezhë: Nga 1 janari shërbimet të gjithë online, nuk ka më sportele

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Lezhë në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, dhe ka theksuar edhe njëherë se nga data 1 janar 2022 nuk do të ketë më sportele, pasi shërbimet do merren online.

“Sot nuk ka nevojë për sportel as në Hipotekë. Duke filluar nga 1 janari do ti mbyllim të gjitha sportelet. Siç na erdhi pandemia që nuk na pyeti dhe të gjithë shfrytëzuan e-Albania, kështu do të bëjmë edhe me sportelet. Është fatkeqësi që ndërkohë kemi këtë mekanizëm dhe të presim. Dhe kostoja të jetë e madhe.

Me këtë sistem të ri do të bëjmë që shërbimet të merren online. Në të gjitha rastet kur ti has probleme me shërbimin ke platformën ‘Shqipëriaqëduam’ dhe përcjell ankesën. Janë me qindra njerëz që janë aty për tu marrë me kërkesën tënde sipas fushave. Sistemi i ri është i tillë që në mënyrë kompjuterike nxjerr me pullë të kuqe të gjitha rastet kur qytetarët kanë aplikuar dhe afti është shkelur dhe në atë moment titullari, ministri, qeveria e marrin vesh menjëherë. Në atë moment fillon procedura e hetimit. Ky është një revolucion që do të transformojë marrëdhënien e qytetarit me shtetit”, deklaroi Rama. /albeu.com

 


Shtuar 17.12.2021 16:01