Rama ndan pamjet: Hapen dy hyrje-daljet e tunelit të Llogarasë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” pamje nga puna në kantierin e tunelit të Llogarasë.

Rama shkruan në “Facebook” se janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe po vijon pa pushim puna për përfundimin e plotë të tij.

“Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna.

#ShqipëriaeArdhmjaJonë

#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama./albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 15:09