Këtë të hënë, përmes një një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna në kantierin Unazës së Madhe të Tiranë, ndërsa ka njoftuar se në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit.
Rama shkruan se ky projekt, është i një rëndësie të veçantë për qytetin, pasi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.
Gjithashtu, ai shtoi se një projekt i tillë do të ketë ndikimin e tij edhe në ekonomi, me rritjen e vlerës së pronave në këtë zonë.
Postimi:
“Vijon pa ndërprerje puna në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranë, ku aktualisht në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike.
Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë”, shkruan Rama.