Rama ndan pamje nga punimet në Parkun e Liqenit të Mbreshtanit: Beratit po i shtohet një atraksion i ri turistik

Ditën e sotme, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë pamje nga projekti i Parkut të Liqenit të Mbreshtanit.

Kryeministri thotë se Beratit po i shtohet një atraksion i ri turistik, me projektin e Parkut të Liqenit të Mbreshtanit.

Rama gjithashtu, ka publikuar disa foto nga punimet në këtë park, ku thekson se do të shndërrohet në një pikë takimi me natyrën dhe se do t’i bëjë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme.

Postimi i Ramës:

“Një atraksion i ri turistik po i shtohet Beratit me projektin e Parkut të Liqenit të Mbreshtanit, i cili do të shndërrohet në një pikë takimi me natyrën, me shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme”, shkruan kreu i qeverisë.

 


Shtuar 22.12.2023 12:24