Rama ndan mesazhin e Robert Ndrenikës: Vaksinimi është një akt dashurie

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka ndarë në profilin e tij “Facebook”, një mesazh nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika.

Në mesazhin e publikuar nga kryeministri thuhet: “Nipërit dhe mbesat nuk reshtin së na dhëni dashuri ne gjyshërve. Ndaj jam i bindur se dhe vaksinimi është një akt dashurie, për të na mbrojtur ne dhe për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit”.

Kohët e fundit, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po ndajnë në rrjete sociale mesazhe nga njerëz publikë për të rritur ndërgjegjësimin e vaksinimit./albeu.com


Shtuar 9.11.2021 08:06