Rama mes mbeturinave në Vlorë: Policia të hap sytë për plehrat se për ryshfete janë të parët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në lidhje me mbetjet inerte dhe mbeturinat e tjera.

Sipas Ramës, është e nevojshme që të gjithë të japin kontributin e tyre për pastrimin e territorin dhe për mbajtjen pastër të ambienteve.

“Gjithë këto plehra këtu janë një ndotje e vazhdueshme e të gjithëve ne së bashku, sikur secili shishen plastike që zbras teksa shkon me makinë në anën tjetër të rrugës, të mos e hedhë, ose secili që vjen me familjen këtu ti marrë me vete mbetjet që prodhon, atëherë ne nuk do të turpëroheshim të gjithë.

I ndjek vazhdimisht qytetarët, që kur vjen puna për të bërë komente janë të gjithë ambientalistë, por kur shoh sa pak janë ambientalistë në sjellje, secili duhet të kthehet nga vetja. Të jesh patriotë nuk do të thotë që të jesh gati të zbrazësh pushkë në Facebook.

Do të thotë të mbash pastër atdheun tënd. Pastaj bizneset do të kenë një skemë tjetër të grumbullimit të mbetjeve dhe jo ti hedhin ato në të njëjtët kazanë me ato të qytetarëve.”, tha mes të tjerave Rama.

Në një moment kryeminsitri Edi Rama është ulur që të marrë një shishe plastike, duke thënë se i duhen mijëra vite që ndotje të tilla të treten, duke shkaktuar sëmundje./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 11:20