30-vjeçarja humbi jetën në sallën e lindjes në Fier, familja ngre kallëzim për mjekët

Një ngjarje e rëndë ka ndohur  në Fier, ku një 30 vjecare humbi jetën në sallën e lindjes.

Burime bëjnë me dije se gruaja 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes pasditen e të shtunës.

Policia nuk ka njoftuar mbi ngjarjen dhe nuk dihen ende arsyet e vdekjes së saj, por familjarët i kanë vënë gishtin mjekëve që janë kujdesur për të.

Ata i janë drejtuar Prokurorisë me kallëzim penal dhe ajo ka nisur hetimet.

 

Shtuar 12.04.2021 12:17