Rama mbërrin në Teatrin e Operas për Placido Domingo, veshja e tij rrëmben vëmendje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Teatrin e Operas dhe Baletit, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Rama si gjithnjë ka ditur të tërheqë vëmendje, pasi shihet i veshur sportiv në hyrjën e instirucionit të rëndësishëm të artit.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, pritet të performojë legjenda e operës, Placido Domingo dhe shumë artistë të njohur, të cilët do të interpretojnë një duet nga Traviata dhe Domingo do të dirigjoi orkestrën, raporton abcnews.al

Këtu mund të përmendim, sopranon e njohur shqiptare Ermonela Jaho; soprano e parë të TOB, Eva Golemi; Mezosopranon Vikena Kamenica; Baritoni Armando Likaj; artistin Klodian Kaçani si edhe të tjerë emra të njohur/ albeu.com