Rama: Mbërrijnë në Rinas mbi 31 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka lajmëruar mbërritjen në Shqipëri të 31.590 dozave të tjera të vaksinës Pfizer.

“31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave anticovid të mbërritura ne vendin tone.

#Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 6.09.2021 21:41