Berisha: Ramës do ia tregoj unë si do ia bëj, Bashën nuk do ta lë në hije

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar edhe një herë hyrjen e tij në Kuvend, dhe ndërsa ka qenë i ftuar në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”, ai ka folur për kryeministrin Edi Rama dhe opozitën.

Berisha siguroi se këtë herë Rama do të ketë një opozitarizëm të fortë, dhe shtoi se kryetarin e PD-së Luzlim Basha nuk do ta lërë në hije.

Më tej ish-lideri demokrat tha se fjala e tij do të shkëlqejë më shumë se kurrë.

“Dua ta siguroj Edi Ramës se do të ketë një opozitarizëm që ai do i duket lule ato që kanë qenë përpara sepse ai ka atribuuar me këtë mënyrë përfundimtare ligësinë e tij për të eliminuar kundërshtarë me shpifje. Nuk e ka bërë askush këtë.

Edi Rama vjen në parlament si një mynxyrë kombëtare, si një autor i fatkeqësive njëra pas tjetrës kombëtare dhe kjo e fundit e një mynxyre kombëtare. Vjen në parlament si anti-shqiptari më i botuar që nga Zografi dhe Enver Hoxha. Rama vjen në parlament si njeriu që në tetë vite ka grabitur në klanin e tij miliarda dhe ka përfunduar 37 km rrugë të lëna në mes nga unë. Vjen si një vasal i pështirësur i Vuçiçit, është një nga bashkëautorët.

Ia tregoj unë si do ia bëj. Ai është një çiban në trupin e këtij kombi. Zotin Basha nuk e lë në hije. Unë asnjeri nuk lë në hije. Ky është një argument jo i drejtë. Kjo nuk ka të bëjë fare me përpjekjen time për të errësuar, por me qëndrimin tim në mbrojtje të interesave jetike shoqërore. Po pres me padurim ti përvishem siç e meriton. Fjala ime do shkëlqejë gjithnjë edhe më shumë,” u shpreh Berisha./albeu.com

 

 


Shtuar 6.09.2021 21:58