Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ndau pamjet të avionëve të linjës ajrore “Air Albania”, të cilëve iu është shtuar edhe “Naimi”.
Teksa ndau fotogalerinë nga avioni i ri, një komentuese i shkruan Ramës se çfarë po bëhet me sigurinë e turistëve.
Gruaja tregon se asaj iu është vjedhur bagazhi i saj në të cilën ka pasur gjëra me vlerë.
Rama: “Naimi” zbret pasagjerët e parë
Komentuesja: E siguria e turistave? Z.Kryeministër më është vjedhur bagazhi pasi qé kam pas gjëra me vlerë , deri kur do na vjedhin neve turistave ata hajna në aeroportin e Rinasit ?/albeu.com/