Rama: Kompaninë që kishte ndërtuar pa leje në Tiranë e gjobitëm me 1.3 milionë dollarë, por një gjyqtar i verbuar nga paratë e rrezoi shtetin

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin me qytetarët, ka folur për rastin e pallatit në qendër të Tiranës, për të cilën mbrëmë tha se i është çuar prokurorisë së Tiranës, për 4646 metrave katrorë pa leje, cilat dje i mori shteti për interes publik.

Rama tha se në qershor, kompanisë ndërtuese i është vënë një gjobë prej 1.3 milionë dollarësh, por me vendim gjykate, nga një gjyqtar i korruptuar, shteti u rrëzua.

“Dje, publikova një dokument, të një ndërtimi pa leje. Nuk janë aty si një zbulim i këtij momenti dhe është e pavërtetë që aty nuk ka pasur asnjë sy dhe asnjë veprim më parë. Tani po ju jap një tjetër dokument, që është dënimi me gjobë sipas ligjit të asaj kompanie që ka ndërtuar për qëllim fitimi jashtë lejes së ndërtimit dhe gjoba është sipas ligjit për metër katror. Shuma 160 e kusur milionë që I bie 1.3 milionë dollar. Kjo gjobë është vendosur në fillim të muajit qershor. E çon në gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzon shtetin. Një gjykatës i verbuar nga paraja, por nuk jam nga ata që ngre akuza pa prova. I padenjë fare, i thotë shtetit jo. Ndërkohë gjobën e ka ligji, dhe ky ka qenë rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar të futemi  me ligjin e fundit të qeverisë që asnjë gjyqtar të mos futet në mes. IKMT ka pezulluar penalisht 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkish dhe komunash. 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë të IMT, 2 drejtorë rajonalë aluzini dhe 4 anëtarë të këshillave rajonale. Pyetja është sa nga këta kanë shkuar para drejtësisë? Asnjë, dosjet kanë zënë myk”,, tha Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/823203968696141/


Shtuar 1.10.2022 09:43