Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se me këtë vendim “drejtësia po varroset”.
Vasili ktheu vëmendjen nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, duke thënë se këta të fundit “janë provuar me mijëra prova si hajdutë, por Berisha është ai që po arrestohet”.
Ai theksoi se mbi Ramën rëndojnë përgjegjësi të rënda penale individuale dhe ai është akoma në zyrë dhe nuk është thirrur asnjë sekondë nga SPAK.
Reagimi i plotë:
Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtesia varroset!
Drejtesia eshte vetvrare dhe vetevarrosuar tashme.
Rama, Veliaj jane provuar me mijra prova si hajdute, jane neper zyrat me te larta te shtetit dhe bredhin rrugeve ndersa Berisha arrestohet.
Mbi Ramen rendojne pergjegjesi shume te renda penale individuale dhe ai eshte akoma ne zyre, nuk eshte thirrur asnje sekonde nga SPAK.
FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️
Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.
Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.
Ne Ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.
Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.
Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.
Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.
Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.
Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.
Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.
Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.
Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.
Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.
Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.
FAJET E PROVUARA TE VELIAJT:
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️
Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti.
Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.
Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vjet qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.
Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndertimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.
Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.
Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.
Erion Veliaj a refuzuar kerkesen zyrtare te Partise se Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që të ndërpritet menjehere financimi i inceneratorit qe nuk ekziston si dhe te ndalet kjo vjedhje flagrante e taksave të qytetarëve permes projektit super korruptiv të inceneratorit të Tiranës.
Zyrtarët e Veliajt, ndaj të cilëve SPAK ka ngritur akuzë, nuk kanë vepruar të vetëm; ata kanë zbatuar urdhrat direkte të kryetarit të tyre dhe si një grup i strukturuar kriminal, ata duhet të ishin të gjithë sëbashku përpara akuzave shumë të rënda për inceneratorin e Tiranës.
PERFUNDIM:
Rama dhe Veliaj ne zyre dhe Berisha i arrestuar eshte vetgroposje e drejtesise.
Askush nuk mund te pranoje nje drejtesi te tille te paligjshme.
Kjo drejtesi e kapur dhe me regji eshte riprodhim i neveritshem i Sigurimit te Shtetit dhe Nenit te Agjitacion dhe Propagandes.
Kete drejtesi nuk e beson me askush.