Një tjetër sasi e vaksinave Pfizer ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas. Burimet bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme kanë mbërritur plot 22 mijë e 230 vaksina Pfizer.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama i cili shkruan se Shqipëria po rënditet ndër vendet më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv.
“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill
Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv…”- shkruan Rama në Facebook. /albeu.com/