Rama i vuri vizën, Pandeli Majko: E njoh mirë Tom Doshin, është nga fshati i gruas time

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa është pyetur në lidhje me kandidimin në zgjedhje të Tom Doshit si dhe lidhjet e tij me PS-në, pohoi se e njeh shumë mirë kreun e PSD-së.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” Majko tha se Doshi ishte nga i njëjti fshat i bashkëshortes së tij. Mes të tjerash ai për ta mbyllur çështjen tha se të vërtetat ishin policore ndërsa ai ishte një politikan.

“Sa i përket zotit Doshi, unë e njoh fort mirë. Për më tepër është nga krahina e gruas time. Nga fshati i gruas. Mendoj se në të tilla raste, të vërtetat janë policore. Unë jam politikan.”, tha Majko.


Shtuar 5.04.2021 22:23