Do shtrëngohen apo lirohen masat anti-covid? Manastirliu zbulon vendimin

Masat shtrënguese anti-Covid 19 që janë aktualisht në fuqi në vend nuk do të ndryshojnë.

Lajmin e dha sot në mbledhjen e komitetit teknik të ekspertëve ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Situata epidemiologjike, shohim që kemi një tendencë të uljes të qëndrueshme të infektimeve ditore prej 1 marsit, por vlerësohet që kemi ende një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rrjedhojë e infektimeve në rritje prej janarit.

Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin nacional dhe europian e rajonal, ka tendencë të rritjes së numrit të infektimeve dhe pse janë në mbylljen e dytë apo të tretë.

Ndaj sikurse ka diksutuar komiteti në orët e para të mëngjesit të sotëm, e në mbledhjet e përditshme, vlerëson që masat të qendrojnë të njëjtat në raport edhe me vlerësimin më në dinamikë të situatës”, tha Manastirliu.

Shtuar 11.03.2021 11:03