“Rama i sëmurë nga spiunofobia”, Berisha: Viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i sëmurë nga spiunofobia. Gjatë fjalës së tij në takimin me gazetarët në selinë blu, Berisha tha gjithashtu se Ardian Dvorani doli i poshtëruar dhe se nga mazhoranca mori vetëm 14 vota, duke shtuar se viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga.

“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur përse e kundërshtoi opozita. Opozita nuk e votoi, por atë e votuan vetëm 18 deputetë në mos gaboj. 14 nga mazhoranca. Ardian Dvoranin do ta bëjmë çështje është simbol i korrupsionit. Rama sheh spiun në çdo person, e ka kapur spiunofobia. Asnjë shkak tjetër përveç spiunofobisë së Ramës që Dvorani të merrte 14 vota. Dhe e kishin vënë të parin atë. Nëse ky nuk zgjidhej do të dilte Senini. Ky doli i poshtëruar, e nxorrën me 14 vota. Por fakti që u fut i parë duke i thënë se është bërë një marrëveshje me Bashën se do të votohej Dvorani dhe nga deputetët e Ramës ai merr 14 vota dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga sipunofobia dhe viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga sepse atë e autorizon për takime dhe më pas do të thotë keni bërë shumë takime”, tha Berisha.


Shtuar 23.12.2022 12:45