Rama i dorëzon familjes së Arjan Salës titullin “Dëshmor i Atdheut”

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pak më parë titullin “Dëshmor i Atdheut” babait të Arjan Salës, 32-vjeçar që shpëtoi 25 punonjës nga zjarri që përfshihu magazinën e qendrës tregëtare në Tiranë.

Gjatë komunikimit me të atin, Rama është shprehur i gatshëm se do të vijojë mbështetjen ndaj familjes dhe djalt të vogel të viktimës.

“Ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij, por ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta është pa çmim dhe nuk kthehet, por sidoqoftë është detyra jonë ta nderojmë dhe ta vlerësojmë dhe vendosëm ta shpallim ‘Dëshmor të Atdheut’.

Do ta mbështesim me sa kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe fëmijën. Një shumë të vogël për familjen, këto të gjitha më shumë në shenjë respekti se sa bëjnë ndonjë ndryshim”, deklaroi Rama, teksa duke i udrejtuar prindërve të Arjanit shtoi se “trim e ka bërë zemra dhe edukata që i keni dhënë”.- tha Rama.

Sala hyri në magazinë dhe pasi shpëtoi kolegët, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën. Në momentet e fundit, ai është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen.Heroi 32 vjeçar, prej 5 vitesh punonte si shef i sigurisë. Ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Trupi i tij u gjet pas 60 orë kërkimesh në katin minus 1 të kësaj godine, në një dhomë të vogël. Kujtojmë se i ndjeri ka lënë pas djalin 2 vjeç dhe bashkëshorten.

 


Shtuar 29.03.2021 12:40