Rama i dërgon puthje së ëmës në qiell, ka nga dy fjalë për Lindën dhe fëmijët

Teksa kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e fitores për zgjedhjet e 25 prillit në Sheshin Skënderbej, pranë tij shihen edhe bashkëshortja Linda Rama dhe vëllai i tij, Olsi Rama, drejtori i klubit sportvi “Partizani”.

Siç shihet edhe në foto, Olsi  Rama ka zbritur në shesh, në mbështetje të të vëllait, kryeministrit Edi Rama.

Nuk kanë munguar as përshëndetjet për familjarët, teksa i ka dërguar një puthje nënës së ndier lart në qiell.

” Me respekt ndaj kujtdo pavarësisht se kë ka votuar apo pse nuk ka votuar. Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije dhe me përkujdesjen e paepur. Dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe se shpresoj se po më sheh nga atje lart, nëna imë Aneta. Uroj që ajo të jetë krenare për mua e mirënjohëse pafund për ju të gjithë që më besuat pa u lëkundur dhe më mbështetët pa pushuar. Faleminderit ju që jeni këtu me mua dhe që na ndiqni nga ekranet”, tha Rama. Siç isha kur iu thirra për votën, do të jem unë aty për ju në çdo ditë e natë për 4 vitet që do vijnë. Një falenderim për gjysmën time më të mirë, dhe të vetmen opozitë që nuk e mund dot, por kënaqem me barazim. Linda është guri që na mbledh. Grua shumë faleminderit. Faleminderit edhe Reas dhe Gregut që nuk na shkaktoni asnjë dhimbje koke, me fodullëkun si ca fëmijë kryeministrash dhe asnjëherë nuk i keni bezdisur njerëzit me mënyrën tuaj të jetesës. Zaho nuk erdhi se është i mërzitur se unë i mora votat, dhe ai nuk mori asnjë në Vlorë”, tha Rama.

 

 


Shtuar 27.04.2021 18:22