Bëri bujë me fejesën, vajza e Eli Farës ndahet me biznesmenin shkodran? (FOTO LAJM)

Vajza e Eli Farës, Marina Fara pak kohë më parë bëri publike lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin nga Shkodra, Alis Hysa.

Marina dhe Alis e çuan lidhjen e tyre në një stad tjetër, atë të fejesës dhe së fundmi po planifikon dhe dasmën e tyre.

Udhëtimet në Dubai, fotot së bashku, dhuratat e shtrenjta nuk kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe.

Mirëpo, çfarë ka ndodhur së fundmi me çiftin? Mjafton të hedhim një sy në profilin e Marinës në Instagram dhe shohim se fotot me Alisin janë fshirë dhe për më tepër, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, çka duket të konfirmojë fundin e romancës.

Epo, në ditët e sotme kaq mjafton dhe të gjithë fillojmë të aludojmë se diçka nuk shkon.

Ende nuk dihet arsyeja që e çoi çiftin drejt këtij vendimi dhe duhet të presim ende që të mësojmë nëse është një vendim përfundimtar.

Shtuar 10.04.2021 09:04