Rama – furnizuesve: Kush kërkon të fitojë në këtë situatë, i takon “rrethi i fundit i ferrit” (VIDEO)

Gjata takimit për përfaqësuesit e furnizuesve të ushqimeve në Kryeministri, Rama ka bërë të ditur se edhe çmimet e shportës do të vendosen nga bordi dhe kush i vendos çmim tjetër do t’i konfiskohet malli.

Më pas ai shton se gjatë kësaj periudhe, asnjë nuk duhet të mendojë të fitojë. “Sepse nëse e bëni ju takon rrethi i fundit i ferrit”, thotë ai me shaka.

Gjithashtu në vazhdim Rama shtoi një masë tjetër që do merret nga qeveria sa i përket energjisë elektrike.

Ai njoftoi se qeveria po sheh mundësinë që të rishikohet fatura e energjisë elektrike për ata abonentë familjarë që harxhojnë shumë. /albeu.com

 


Shtuar 17.03.2022 12:11