Kryeministri, Edi Rama, ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77 të Asamblesdë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në takimin që zhvilloi sot me krerë të shteteve dhe qeverive, Rama doli për sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë, ku informoi se së fundmi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare u sulmuan nga
Republika Islamike e Iranit, përfundim ky i arritur pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane.
Për këtë, arsye shpjegoi kryeministri, u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Kryeministri tha ndër të tjera se i gjithë rajoni po përballet me sulme të kësaj natyre, përfshi këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Rama ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, ndërsa sa i takon diskutimeve mbi krizën energjetike në shkallë globale, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk varet nga gazi rus por bazohet 100 % në energjinë e burimeve hidrike.