Rama flet në Abu Dhabi flet për afganët në Shqipëri: Jemi krenarë! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në “World Policy Conference” foli për afganët në Shqipëri. Rama deklaroi se ndihej shumë I lumtur që Shqipëria ndihmoi afganët pas situatës në Afganistan.

“Shumë më kanë pyetur se përse e bëmë këtë gjë, sepse ne nderojmë traditën.

Një prej faqeve më të rëndësishme është shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria ishte vendi me më shumë hebrenj në Evropë pas luftës. Kujtesa jonë nu mund të jetë e shkurtër.

30 vjet më parë, afganët ishim ne, që iu ikëm talebanëve tanë që nuk ishin islamikë, por stalinistë…”- tha ndër të tjera Rama.

Edi Rama: Jam shumë i lumtur ta përmbyll këtu duke ju thënë se ne jemi shumë të lumtur e krenarë që ndihmuan afganët pas situatës në Afganistan.

Shumë më kanë pyetur se përse e bëmë këtë gjë, sepse ne nderojmë traditën.

Një prej faqeve më të rëndësishme është shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria ishte vendi me më shumë hebrenj në Evropë pas luftës. Kujtesa jonë nu mund të jetë e shkurtër.

30 vjet më parë, afganët ishim ne, që iu ikëm talebanëve tanë që nuk ishin islamikë, por stalinistë. Na u desh të kalonim detin dhe të shfaqeshim si alienë në Itali. Nëse nuk do të gjenim strehë, nuk do të ishim sot këtu, një vend me statusin e kandidatit për tu bërë pjesë e unionit.

Fëmijët tanë nuk duhen rritur në një ambient ku u mbyllen dyert atyre që kanë nevojë. Në këtë botë ka një kohë kur kërkon e ka një kohë kur duhet të japësh. /albeu.com/


Shtuar 1.10.2021 18:03