Rama fitoi mandatin e tretë, thumbon Artan Hoxha e zbulon e aksionin “çunave problematikë”

“Deri sa ta lidh shaminë në koke qeveria e re dhe te nis punimet Kuvendi i ri, në mesin e shtatorit, çunat tanë duarartë dhe këmbëshpejt, e kane mbjellë, rritur, korrur dhe magazinuar pa firo, ate tremujorshen tajlandeze…”

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me mbylljen e garës elektorale në vend. Hoxha shprehet se tashmë që ka përfunduar gjithçka në lidhje me zgjedhjen e drejtuesve të pushtetit legjislativ mund ti kthehemi halleve tona, duke iu referuar në mënyrë ironike kultivimit të kanabisit në vend.

Deri sa të lidh shaminë në kokë qeveria, çunat duarartë sipas Hoxhës do të kenë mundur ta mbjellin dhe korrin kanabisin tremujorsh.

Postimi i plotë: Kaq ishte dhe kjo pune…

Tani tu kthehemi halleve tona.

Perpara kemi fushaten e kultivimit të narkokultures, product of Albania…

Deri sa ta lidh shamine në koke qeveria e re dhe te nis punimet kuvendi i ri, në mesin e shtatorit, çunat tane duararte dhe kembeshpejt, e kane mbjelle, rritur, korrur dhe magazinuar pa firo, ate tremujorshen tajlandeze…

Sezon të mbare çuna.

 


Shtuar 30.04.2021 19:31