Kryeministri Rama ka thënë se edhe shqiptarët dikur kanë qenë njësoj si afganët sot.
Sipas tij Shqipëria e ka detyrim strehimin e afganëve, pasi historia ka treguar se edhe shqiptarët kanë pasur më parë nevojë për mbështetje dhe ka qenë Italia që I ka hapur dyert dhe zemrat shqiptarëve.
Sipas Ramës, numri total i afganëve që pritet të vijnë është rreth 3000 persona.
“Historia jonë na e imponon këtë gjë”, ka thënë Rama. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë.
Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”, tha Rama./albeu.com