Rama e Yuri Kim “lënë” në hije Metën, momenti i sikletshëm i Presidentin në shesh (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet “Defender 21” ku për herë të parë pas shumë akuzave janë bërë bashkë Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe ambasadorja Yuri Kim.

Ndërkohë që Rama ka marrë fjalën dhe ka folur me superlative për ambasadoren Yuri Kim, në hijë është lënë Presidenti Meta, i cili sic mund t’a shihni edhe në foto, është i distancuar nga karriget e kryeministrit dhe ambasadores.

Gjithashtu në nisje të ceremonisë, ambasadorja Yuri Kim u kujdes të takonte zyrtarët por shmangu takimin me Presidentin Meta. /albeu.com/

Kryeministri Edi Rama:

Është një nder dhe privilegj për mua, që në emër të qeverisë ti shpreh mirënjohjen të tgjithë ushatarakëve që janë përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse nga përmasat dhe nga mesazhi i saj.

Njëkohësisht dëshiroj që përtej mirënjohjes për të gjithë djemtë dhe vajzat, burrat dhje gratë me uniformë që janë përfshirë në këtë stërvitje, që përbëjnë garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët, tiu shpreh mirënjohjen dhe familjeve të tyre, që sakrtifikojnë çdo ditë dhe janë të parat që preken nga emocionet jo të vogla dhe jo të rralla.

Dua ti bëj një falenderim të posaçëm përfaqësueses së qeverisë së SHBA-ve në vendin tonë, ambasadores Yuri Kim, e cila i ka dhënë një cilësi tjetër marrëdhënieve mes dy vendeve, në mbështetje të kërkesave dhe nevojave të vendit tonë, qoftë në kapacitetet ushtarake, qoftë në ato të drejtësisë.

Besimi që SHBA-të kanë treguar në vijim te kjo aleancë e madhe me Shqipërinë e vogël, kulmon me këtë stërvitje ushtarake, që është më e madhja, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë. Dua të nënvizoj faktin që edhe vetë kjo shfaqje e bukur, nuk do të ishte e tillë nëse nuk do të kishte qenë në vijimësi mbështetja konkrete e SHBA-ve për rritjen e vazhdueshme të kapacieteve të ushtrisë shqiptare.

Unë kam shumë besim, bazuar dhe në bisedat që kam pasur me gjeneralët, që na nderuan në hapjen e kësaj stërvitje, por edhe në bisedat me ambasadoren, që ne do të hedhim hapa kuptimplotë në modernizimin e forcave të armatosura. Uroj që miqësia e madhe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve të jetë e përjetshme, ne të vazhdojmë që të jemi krah për krah, sot, nesër dhe përgjithmonë.

 


Shtuar 23.05.2021 10:52