Rama e shkarkoi nga posti sekretarit të PS-së, Gjiknuri: Nuk ndihem i braktisur, akuzat për inceneratorët, politikë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i kaloi sot detyrën Blendi Klosit, pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi atë nga ky post dy ditë më parë.

I pyetur nga gazetarët nëse ndihet i braktisur nga kryeministri, Edi Rama, Gjiknuri tha se nuk ndihet i keq ardhur për këtë dhe se pas çdo fundi vjen një fillim i ri.

Gjiknuri foli gjithashtu edhe për akuzat që i janë bërë në lidhje me inceneratorët. Ai tha se akuzat janë politike.

Gjiknuri: Nuk ndihem i keqardhur, as i braktisur nga Rama. Jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme, dhe në të gjitha pozicionet që kam qenë kam arritur rezultate të mira. Posti nuk të jep forcë, posti të nxjerr dobësitë. Çdo gjë që duket e befasishme është fillim i diçkaje të re. Për akuzat unë nuk i jap rëndësi, aq më tepër ku gjërat janë publike. Janë akuza të mirëfillta politike. Berisha thotë pse Gjiknuri ka zbaruar ligjin.

A ka nisur SPAK hetim pasuror ndaj Damian Gjiknurit?

Gjiknuri tha se nuk ka dijeni por nuk ndihet i shqetësuar. Ai theksoi se pasuritë e tij janë kaluar në sitë 3 herë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.

“Pasuritë e mija janë publike. Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)”

Sa i takon udhëtimeve të tij me dy biznesmenët, në kërkim për inceneratorët Gjiknuri tha se nuk ka përfituar asnjë udhëtim nga ata.

“Udhëtimet e mija kanë qenë zyrtare. Dy udhëtimet janë bërë me Arben Ahmetaj duke shkuar në SHBA për të lidhur një kontratë me ÇEZ” tha Gjiknuri.

/albeu.com/


Shtuar 28.07.2023 11:36