Rama e pyet nëse është nipi i Enver Hoxhës, ja si i përgjigjet ministri i Brendshëm (VIDEO)

Gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë, kryeministri Edi Rama, ka pyetur Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, nëse ai ishte vërtet nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha, sikundër është akuzuar shpesh nga opozita dhe Sali Berisha në mënyrë të veçantë.

Hoxha tha se babai i tij nuk është djali i Enver Hoxhës dhe se më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin sesa me ish-diktatorin.

Të lidhura

None found

Biseda:

Rama: Ti je ketej nga kjo zonë? Se ti origjinën e largët e ke andej…. Se ty bufi të thotë nipi i Enver Hoxhës. Ore edhe mund të ishe, s’ka ndonjë gjë.

Ervin Hoxha: Dëgjo, të lindësh diku dhe të kesh prindër ato që ke është një gjë që është fakt dhe nuk e ndryshon dot.

Edi Rama: Po ti je realisht nipi i Enver Hoxhës?

Ervin Hoxha: Babai im nuk është djali i Enver Hoxhës. Unë në fakt më shumë se me Enver Hoxhën bie kushëri me Musine Kokalarin. I falet doktorit ky gabim…

Edi Rama: Po ç’doktor mo aman… se e ke ti atë të demokratit, jo liri demokraci…

Ervin Hoxha: E di pse e kam o kryetar se kam qenë pjesë e administratës së tij. Po nuk i falet atij kur hyn te biografitë e të tjerëve. Dhe ketë ngatërresë e bën të qëllimshme. I falet tani se edhe mosha bën të vetën.

 


Shtuar më 19.03.2025 14:49

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş