Rama e mohon: Asgjë sensitive nuk është marrë nga hakerat iranianë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar edhe njëherë se nga sulmet kibernetike nuk është marrë asnjë e dhënë sensitive e qytetarëve shqiptarë.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Rama tha se Shqipëria ende nuk ka asnjë të dhënë në sistemin dixhital, prandaj sulmet e ardhura nga Irani nuk mund të kenë asnjë të dhënë të qytetarëve shqiptarë apo që kanë lidhje me të dhëna sekrete.

Të lidhura

None found

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Nga e dini që pas sulmeve kibernetike qëndron Irani?

Rama: Të gjitha hetimet dhe të gjitha të dhënat flasin për grupe që funksionojnë me urdhër dhe sponsorizim të drejtpërdrejtë nga qeveria e Iranit.

Pyetje: A ishit të paralajmëruar ju për këtë?

Rama: Jo.

Pyetje: A keni marrë ndonjë paralajmërim nga Irani?

Rama: Jo, për ne ka qenë realisht e papranueshme dhe e paanashkalueshme për të ndërprerë menjëherë të gjitha llojet e marrëdhënieve, pasi bëhet fjalë për një sulm brutal, dhe ka kërcënuar në tërësi të gjithë ngrehinën e sistemeve tona.

Pyetje: Çfarë ka marrë Irani si informacion?

Rama: Ne kemi ndërtuar një proces gradual të mbrojtjes kibernetike bazuar dhe në faktin se nuk kemi të dhëna supersensitive në të dhënat digjitale. E dyta janë komunikimet e brendshme .

Pyetje: Çfarë të dhënash sensitive ka Irani?

Rama: Nuk ka informacione sensitive. Ne nuk kemi të dhëna personale që të mund të përdoren, apo të futen në të dhënat personale.

Pyetje: Po a kanë numrat e ID?

Rama: Numrat e ID janë një e dhënë pa asnjë vlerë, për sa kohë kartat tona të identitetit nuk kanë asgjë, nuk kanë të dhëna për shëndetin.

Pyetje: Kanë publikuar të dhënat e ish-Drejtorit të Policisë, ku ka informatorë?

Rama: Janë komunikime të e-mailit jo të sekretuar që ato kanë një vlerë skubi gazetares se vlerë tjetër.

Pyetje: Jeni i bindur se nuk gjëra tejet të rëndësishme?

Rama: Ne nuk kemi të dhëna tejet të rëndësihme për këtë gjë.


Shtuar më 22.09.2022 21:46

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet