Rama e la në fund të listës, Xhafaj thyen pritshmëritë në Tiranë e sfidon Ballukun (FOTO LAJM)

Vazhdon numërimi i votave për kandidatët për zgjedhjet e mbajtura ditën e dielë në Shqipëri të fituara bindshëm nga PS me 74 mandate.

Deri më tani, në qarkun e Tiranës në kampin socialist kryeson ministrja Belinda Balluku e cila ndiqet “hap pas hapi” nga Fatmir Xhafaj dhe pse Rama e rënditi në vendin e 23 në listë.

Socialistët më të votuar deri më tani në Tiranë janë:

Belinda Balluku    8715 vota

Fatmir Xhafaj:     8184 vota

Ornaldo Rakipi   6121 vota

Etjen Xhafaj        5127 vota

Rikujtojmë se qeveria Rama mori 74 mandate nga zgjedhjet e së dielës, e ndjekur nga PD me 56 mandate, LSI me 4 mandate dhe PSD me 3 mandate. /albeu.com/

Shtuar 28.04.2021 22:55