Rama e la jashtë qeverisë, Erion Braçe merr ftesën për të qënë pjesë e Big Brother Vip

A do t’a besonit nëse ju themi se një ndër opinionistët e Big Brother Vip do të ishte edhe Erion Braçe. Politikani i njohur, tashmë jo më pjesë e qeverisë Rama ka marrë një ftesë nga moderatorja Arbana Osmani për të qenë pjesë e këtij formati.

Këtë ftesë e ka bërë publike vetë Brac e i ftuar në “Top Albania Radio’ ku ai  tregoi se ka pasur një komunikim me moderatoren.

“A do hyje në Big Brother Vip?”, e pyet Adi.

Brace: Jo, jo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam pasur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist.

“Ky po që është lajm i ditës”, tha Adi. Erioni, i cili sapo ka lënë postin e zv/kryeministrit, tha se e kishte refuzuar, madje i ishte dukur si një shaka e Arbanës, por komentuesit kanë filluar të mendojnë se ai me botëkuptimin që ka, mund të ofronte një shoë të vërtetë me komentet e tij për VIP-at dhe sjelljet e tyre. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 26.09.2021 10:32