Kryeministri i vendit Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, kanë nënshkruar traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Ceremonia e firmosjes së traktatit, erdhi pas takimit kokë më kokë të kreut të qeverisë me presidentin ukrainas në Kryeministri.
Para nënshkrimit të traktatit, Volodymyr Zelensky, i akordoi Edi Ramës urdhrin “Princi Jaroslav i Urti”.
“Në vendimin e presidentit të Ukrainës për kontribut të jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetej i dorëzohet “Princi Jaroslav i Urti”, kryeministrit Edi Rama nga presidenti Zelensky”, u tha gjatë ceremonisë sè vlerësimit.