Rama dhe Kurti shprehin solidaritetin me Ukrainën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë shprehur solidaritetin me Ukrainën dhe popullin e saj.

Dy liderët po marrin pjesë në Samitin për Investime të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që po mbahet sot në Londër.

Kurti tha se shpreh admirimin e tij për popullin ukrainas dhe presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky, për, siç tha, “kurajën e tyre” ndaj agresionit rus.

Presidentja e BERZH-it, Odile Renaud-Basso, dhe komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, dënuan po ashtu pushtimin rus të Ukrainës.


Shtuar 28.02.2022 12:00