Rama bën “bamirësin” me të moshuarit, ata e falenderojnë për vaksinën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku me dhjetra pensionisë të cilët u vaksinuan ndaj koronavirusit kanë shprehur mirënjohjet dhe falenderimet e tyre për shtetin.

Këto pamje Rama i shoqëron me përshkrimin: ” Nderi është i gjithi i yniRrofshi sa malet.

Ndërkohë që, pensionistët duken paksa në siklet teksa i duhet të falenderojnë dhe të gjejnë fjalët më të mira para kamerës, ndërkohë që sigurimi i vaksinave dhe më pas vaksinimi i popullsisë është një detyrë e shtetit.

Pak më parë, po në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka shpërndarë në Facebook një video ku shfaqen disa të moshuar që kanë marrë “Sinovac”, në ditën e dytë të vaksinimit masiv.

Ata thonë se janë të lumtur për nisjen e këtij procesi, ndërsa ka nga ata që fillimisht kanë qenë skeptikë për marrjen e vaksinës

Manastirliu thotë se drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga vaksinimi masiv në të gjithë vendin, e mbush me gëzim.

“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga covid19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ministrja.


Shtuar 30.03.2021 10:25