Rama batuta me Orban: Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne një golashënues

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur në Hungari me homologun Viktor Orban nuk ka kursyer edhe batuatat.

Rama i tha Orban se miqësia mes Shqipërisë dhe Hungarisë është shumë e vjetër, pasi ata i kanë dhënë Shqipërisë mbretëreshën Geraldinë ndërsa ne u kemi dhënë golashënuesin më të mirë, Myrto Uzunin.

‘’Siç e tha dhe kryeministri miqësia jonë është e vjetër, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër. Na dhuruat një mbretëreshë, ne ju dhuruam golashënuesin më të mirë të Ferencvaros.’’- tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 8.06.2021 17:16