Rama: Barra e fajit për degradimin e dialogut evropian të bjerë mbi Serbinë dhe asnjë gram mbi Kosovën

Kryeministri Edi Rama në Parlamentin e Kosovës foli për njohjen e pavarësisë nga vendet e BE që ende nuk e kanë bërë.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, dy vendet tona, duhet të jenë dorë për dorë për të bindur të gjithë skeptiket në BE.
Rama u shpreh se barra e fajit për degradimin e dialogut evropian të bjerë mbi Serbinë dhe asnjë gram mbi Kosovën.
“Duhet të jemi dorë për dorë, paqedashës dhe paqeruajtës për të bindur skeptikët në BE për absurditetin e rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës si shtet sovran. Në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut evropian të normalizimit duhet ti bjerë e gjitha vetëm Serbisë, po kurrsesi nuk duhet të lejojmë që qoftë3 edhe një gram ti bjerë Kosovës. Ne duam që Kosova të njihet një orë e më parë nga të gjitha ato vende evropiane që ngurojnë të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës”, tha Rama në Parlamentin e Kosovës.


Shtuar 20.12.2024 12:35