Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ardhjen në Shqipëri të 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer brenda mesit të tetorit.
Lajmin Rama e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, gjatë një takimi me shefin e Pfizer Albert Bourla.
Gjithashtu Rama shprehet se ka marrë garanci nga kompania Pfizer për një kontratë të sigurt me Pfizer vitin e ardhshëm.
Postimi i Ramës:
Pika e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Me shefin e Pfizer, Albert Bourla, për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.
500,000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurtë me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm./albeu.com/