Ish-kryeministri Sali Berisha, në selinë e Partisë Demokratike, po zhvillon një takim me kryetarët e degëve të Tiranës.
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se në zgjedhjet lokale të 14 majit do të përballen me një kundërshtar të inkriminuar, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka vjedhur 300 herë më shumë se kryebashkiakët e tij të thirrur nga drejtësia.
Të lidhura
None found
“Një falenderim për punën që po bëni në këtë fushatë që tejkalon nga rëndësia çdo fushatë që nga ’92.
Është në detyrimin e PD të bëjë gjithçka për të mobilizuar resurset që 14 majit të jetë një ditë fitoreje për pluralizmin, fitore për Belind Këlliçin në Tiranë dhe në rang vendi për kandidatët e lirisë.
Duke nisur nga Rama duke përfunduar tek kryebashkiakët e tij, janë të përshtatshëm për hekura.
10 herë më i inkriminuar Rama se narkotrafikanti i Bulqizës. Duhej arrestuar 4 vite më parë, pro çfarë do që bëri nuk ka vjedhur as 1/300 e vjedhjeve që ka bërë Rama.
Kemi të bëjmë me rivalë të inkriminuar kokë e këmbë, si Artur Bushi apo Alla i Bulqizës, janë pa përjashtim të gjithë kryebashkiakët e PS. Nuk kanë bërë asgjë tjetër vetëm kanë ndjekur shembullin e Ramës, Ballukut, Ahmetajt.
Duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët të ndërgjegjësohen se nuk votohet ai që të vjedh, se vota për hajdutin është votë për varfërimin e mjerimin tënd.
E keni në dorë ju. Kjo kërkon mobilizim të anëtarësisë dhe mbështetësve, harrojini ekranet. janë të akullta, të ftohta, me distancë nga qytetarët, Shtrëngimi i duarve dhe biseda me qytetarët, kjo është mënyra për të bërë gjithçka të mundur”, tha Berisha.
