Rakacolli: Varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri

Ka nisur mbledhja e Komitetit Teknik të Eskpertëve. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, foli për situatën e pandemisë në vend dhe për variantin “Delta” që tashmë është konfimruar në vendin tonë.

Ajo tha se varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri.

“Në vend ka një rritje të lehë të numrave të rasteve të reja ditore dhe incidencës një javore,. Por pavarësisht kësaj, vendi vazhdon të mbetet një situatë të qëndrueshme epidemiologjike. Në Rajon, Europë dhe botë vihet re një rritje  e konsiderueshme e rasteve të reja. Siç është bërë me dije, në Shqipëri është vërtetuar zyrtarisht dyshimi për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri”, tha Rakacolli./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 13:11