Komiteti i Komitetit Teknik të Ekspertëve kanë dalë në një konferencë për situatën e epidemisë dhe masat AntiCovid.
“Ka pësuar një ulje numri i të shtruarve në spitale dhe numri i fataliteteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe është vijuar me vaksinimin, ku deri më dje është me një mesatare ditore te 16 mijë. Gjirokastra, Berati dhe Korca nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për të vlerësuar në masat e marra paraprakisht. Gjej rastin që përmes këtij komunikimi të kujtoj qytetarët se nuk ka përfunduar beteja jonë me virusin, prandaj respektimi i rregullave, mbajtja e maskës, distancimi social, higjiena personale dhe karantinimi i rasteve të reja, duhet të vijojnë”, tha Fico.
Rakacolli ka treguar se një nga masat që ka marrë Komiteti është rikthimi i arsimit universitar në planin e parë, pra të zhvillimit të mësimit në bankat e shkollës.
“Siç shihet nga këto shifra të sapo thëna, Komiteti arrin në konkluzionin që situata është e qëndrueshme por kemi parasysh një tendencë të lehtë të rritjes. Të shpresojmë që kjo situatë nuk do vazhdojë të rëndohet. Vaksinimi më popullatë ka ecur me ritme të mira. Një pjesë e mirë e arsimtarëve kanë bërë dozën e parë. Mund të themi që jemi nga vendet e para sa i përket ritmit të vaksinimit në Ballkan duke lënë prapa edhe Kroacinë. Duke parë këtë situatë, Komiteti mendon të propozojë që procesi arsimor universitar të kalojë në prezencë në klasë me protokolle. Beteja me COVID vazhdon. Duhet të vazhdojmë mbajtjen e maskës dhe distancimin fizik sepse vetëm kështu do mundim që të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë duke arritur përmirësim të ekonomisë”, shprehet Rakacolli.