President i ri trajner i vjetër, Koeman nuk largohet nga Barcelona

Pavarësisht nga ndryshimet në klub, udhëheqja teknike e Barcelonës nuk duhet të ndryshojë. Me zgjedhjen e presidentit të ri Joan Laporta, pati zëra se do të ndryshonte edhe trajneri i balugranëve. Mirëpo diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Sipas edicionit të sotëm të Sport, klubi katalanas nuk ka ndërmend të shkarkojë Ronald Koeman . Trajneri holandez do jetë pjesë e Barçës dhe për sezonin e ardhshëm. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 14:31