Radhë kilometrike mjetesh, aksidenti me 5 viktima në Muzinë krijon trafik të rënduar (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Qafën e Muzinës, në aksin Sarandë-Gjirokastër, ku një mjet tip “Land Rover” është përplasur me një furgon pasagjerësh.

Ku i fundit ka dalë nga rrugë dhe ka rënë në greminë, duke bërë që 5 persona të humbnin jetën.

Si pasojë e aksidentit gjithashtu është krijuar trafik i rënduar dhe vargu i makinave është disa kilometra i gjatë.

Aksidenti ka ndodhur në një nga rrugët më të frekuentuara gjatë sezonit të verës, prandaj dhe trafiku është shumë i rënduar.

Burime bëjnë me dije se shumë mjete janë kthyer mbrapa, duke mos pritur në radhën e gjatë./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 17:47