CHAMPIONS/ Ndiqeni këtu shortin LIVE

Shorti i Champions League do të nisë në orën 18:00 dhe do të mbahet në Stamboll të Turqisë.

26 ekipe janë kualifikuar në këtë fazë në mënyrë direkte, ndërsa 6 të tjera arritën të kalojnë raundet kualifikuese dhe janë mes më të mirëve.

Ekipe si Barcelona, Real Madrid, Juventus apo Borussia Dortmund ndodhen në vazon e dytë dhe mund të përballen me të tjerë të mëdha që ndodhen në vazon kryesore ku ndodhen Chelsea, Bayern Munich, Inter, Man. City. Gjithsej do të jenë 4 vazo.

Të ftuarit special në mbrëmjen e sotme janë dy ish-londinezë, Branislav Ivanović dhe Michael Essien, të cilët do të ndihmojnë me shortin.

Si bëhet ndarja e vazove: Në vazon e parë janë skuadrat kampione të 6 ligave më të forta, fituesi i Europa League (Villarreal) dhe fituesi në fuqi (Chelsea). Më pas vazot 2,3 dhe 4 përcaktohen sipas renditjes së koeficientit të klubit.

Duhet të themi se në këtë raund nuk do ketë përballje të skuadrave të një vendi, teksa do ketë edhe kufizime të tjera, që do shpallen në momentin e hedhjes së shortit.

Ndiqeni KËTU shortin LIVE. /albeu.com/


Shtuar 26.08.2021 17:53