Qyteti i Shkupit ofron mbështetje financiare për Turqinë dhe Sirinë

Këshilli i Qytetit të Shkupit, sot ka marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare për zonat e prekura nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri në vlerë prej 6 milionë denarëve (97.454 euro).

“Mjetet do të paguhen përmes llogarisë së ndihmës humanitare të Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe sigurohen nga mjetet për shpenzime të paparashikuara të buxhetit të bashkisë”.

“Bashkia e Shkupit gjatë ditës së djeshme ka dërguar edhe një ekip intervenues të zjarrfikësve për të ndihmuar në misionin e shpëtimit në Gaziantep, dhe ndërkohë jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe jemi në dispozicion për të gjitha kërkesat që mund të lindin në kuadër të operacionit të shpëtimit”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Përveç Qytetit të Shkupit, edhe komuna tjera në Maqedoni kanë ndarë mjete financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi. /Alsat


Shtuar 8.02.2023 18:18