Qytetarja-Berishës: Je në ëndrrat e mia prej dy vjetësh, gati të flej në asfalt deri në rrëzimin e regjimit

Një qytetare nga Shkodra, me banim në Kamëz, i ka shprehur gatishmërinë ish-kryeministrit Sali Berisha për të protestuar duke fjetur në rrugë.

Zonja u shpreh se më mirë për të ishte të flinte 100 ditë në asfalt sesa të paguante për 100 vjet borxhet e Edi Ramës.

Të lidhura

None found

Ajo gjithashtu në fillim të fjalës së saj u shpreh se dy vitet e fundit, Berisha kishte qenë në ëndrrat e saj që të merrte drejtimin e PD-së.

“Quhen Anila, nga Shkodra, banuse në Kamëz. Nuk kam karton partie, por jam e djathtë. Partinë Demokratike dhe Sali Berishën i kam në shpirt, i kam në zemër, në mendje dhe gjak, siç i ka gjithë populli që ndodhet këtu. Unë doktor jam në mbështetjen tuaj, që ditën e parë te Rogneri, sepse do i shkoj instiktit tim, pavarësisht se fizikisht kemi qenë larg, prej dy vitesh ti je në ëndrrat e mia se do t’i kthehesh PD-së. Sot shpreh gatishmërinë time të palëkundur që të shkojmë drejt një fitore të PD-së për shumë pak ditë. Jam e gatshme, si shumë gra e vajza, që të protestojmë jo me protesta dy orëshe, por duke fjetur në asfalt, derisa ta rrëzojmë regjimin. Unë bëj një llogari, më mirë flej 100 ditë në asfalt se shlyej borxhet e Edi Ramës për 100 vjet”, tha qytetarja./albeu.com


Shtuar më 2.11.2021 18:32

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş